15:57 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa shfaqet provokuese, pozon në të brendshme para pasqyrës

Së fundi ajo është nominuar në ndarjen e çmimeve ‘VMA’, ndërsa brenda pak ditësh pritet të rikthehet në vendlindje me performancën në festivalin ‘Sunny Hill’.

Ylli kosovar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është shfaqur tejet provokuese një imazh që ka hedhur për mbi 32 milionë adhurues të saj në ‘Instagram’, shkruan Indeksonline.

21 vjeçarja ka pozuar para pasqyrës e veshur vetëm në të brendshme teksa dukej tejet tërheqëse.

“Vala e të nxehtit”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, Dua kohë më parë i dha fund lidhjes me Isaac Carew, ndërsa ka bërë publike lidhjen me modelin e njohur, Anwar Hadid./Indeksonline/