13:47 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dua Lipa shpërblehet me “Pllakatin e Artë”! Ja çfarë thotë.. (Foto)

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të kërkuara dhe më të pëlqyera të momentit në Britaninë e Madhe. Derisa në EMA Awards mori çmimin si “Këngëtarja më e mirë e re”, Dua sot është shpërbyer edhe me një çmim tjetër të rëndësishëm, shkruan Indeksonline.

Përmes rrjeteve sociale Dua ka njoftuar se albumi i saj debutues është shpërblyer me pllakatin e artë.

“Albumi i debutues tani i artë, dhe kam shitur 4 milionë kopje në Britani të Madhe. Nuk po ‘çmendem’, ju po!!! Faleminderit, ju dua”, ka shkruar ajo./Indeksonline/