12:48 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa të premten në “The Voice” (Foto)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa sa po vazhdon e po bëhet më e suksesshme në botën muzikore.

Këtë herë ajo do të performoj në shoun e njohur “The Voice” me ditën e premte, transmeton Indeksonline.

Kjo është bërë e ditur nga drejtuesit e këtij emisioni përmes një njoftimi të shkurtë  në faqen e tyre zyrtare.

“Dua këtë të premte në The Voice në Los Angeles” thuhej në njoftim.

Ndryshe, Dua Lipa ka fituar edhe audicionin për këndimin e kolonës zanore të filmit të James Bond./Indeksonline/