21:24 / E Martë, 06 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Dua Lipa zbulon një detaj nga fëmijëria

Në një intervistë të fundit për BBC, Dua Lipa ka thënë se kur ishte më e re, ka dashur të kishte një tjetër emër.

“Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte, Hannah, më “normal” dhe më “anglez””. 

Arsyeja përse e dëshironte këtë gjë ishte pasi e vogël, ajo është ndjerë gjithmonë paksa e përjashtuar nga të tjerët dhe gati ja ka arritur që ta ndërrojë, duke qenë se që fëmijë ka qenë gjithnjë shumë e përkushtuar ndaj dickaje që ka dashur: “Babi thotë që është shumë e vështirë të më thuash “JO”.