19:05 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa zgjedh dizajneren kosovare për dukjen e saj (Foto)

Dua Lipa po qëndron në Kosovë.

Ajo dje erdhi në Prishtinë, ku edhe mbajti konferencë për media para koncertit të saj që do të mbahet nesër në kuadër të festivalit Sunny Hill.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ani pse ka lluksin të vishet me marka të famshme, ajo ka zgjedhur që sot të vishet me një palë veshje të dizajnerës kosovare, Krenare Rugova.


Dizajnerja Rugova ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj Instagram, ku shfaqet Dua e cila si gjithnjë duket e mrekullueshme./Indeksonline/