08:33 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipës po i mungojnë momentet e ëmbla me të dashurin në Indi

Dua Lipa vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të komentuara në botë.

Ylli kosovar, që dita-ditës po shënon suksese të mëdha në karrierën muzikore, përfshirë çmimin e fundit në ‘Artistja më e mirë në botë’, shkruan Indeksonline.

Por, krahas sukseseve këngëtarja komentohet tej mase edhe për jetën private. Së fundmi ajo kaloi disa ditë relaksi në Indi me të dashurin e saj, vend që duket se i ka lënë përshtypje tej mase. Pasi që me ndjekësit dhe fansat e saj ka ndarë imazhe nga ky pushim.

Fotografi tejet të ëmbla, të cilat reflektojnë plot dashuri e pasion./Indeksonline/