18:26 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Dua shijon pushimet me të dashurin dhe kunatën, shfaqen të lumtur së bashku

Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, kohëve të fundit është parë duke shijuar pushimet verore.

Ajo zgjodhi që përmes disa postime në rrjetin social Instagram, të mbajë të azhurnuar 70.6 milionë ndjekësit e saj.

Bukuroshja u shfaq së pari me motrën e të dashurit të saj, Bella Hadid, e cila shquhet të jetë ndër modelet më të njohura.

Dyshja mbanin të veshura bikini atraktive, duke theksuar në rend të parë tiparet e formësuara trupore.

Tutje Lipa nuk e ka lënë pa shpërndarë edhe fotografi me Anëar Hadid, me të cilin po duket shumë e lumtur.

Postimi i këngëtares mori me mijëra pëlqime, përfshirë edhe komente që përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej./Indeksonline/