75 Mall Live Search
12:13 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dubai, porosia e ushqimit në shtëpi vjen me Lamborghini

Ushqime me porosi që vijnë në derën e shtëpisë me një Lamborghini. Kjo është ideja e një dyqani pakistanez në Dubai, që po tërheq jo pak vëmendje.

“Lamborghini është zgjedhur vetëm për të kënaqur fëmijët, të rënduar nga pandemia”, thotë Muhamed Jehanzeb, drejtori i një supermarketi pakistanez në Dubai që shpërndan mango për klientët me një makinë sportive Lamborghini Huracan.

Jehanzeb e ndërmori këtë fushatë, sic thotë ai, për të përhapur mesazhin e dashurisë duke ofruar një shëtitje të shkurtër me një supermakinë pasi dërgimit në shtëpi të një porosie me vlerë minimale prej 100 dirhamësh të emirateve ose rreth 27 dollarë, për disa dhjetëra varietete të mangove pakistaneze.

“Ideja e Lamborghinit ishte thjeshtë për të gëzuar fëmijët për shkak të pandemisë dhe virusit në të gjithë botën. Fëmijët janë bllokuar në shtëpi për një kohë të gjatë. Këtu tek ne, rastet ishin të pakëta, dhe për këtë fakt ne u lejuam të dalim, dhe ne menduam të bënim dicka të mirë për komunitetin”.

Dhe emocioni në fytyrat e fëmijëve kur u vjen porosia meLamborghini dhe bëjnë edhe një shëtitje me supermakinën, është i paçmuar. E kjo sipas pronarit, është suksesi më i madh i tij që nuk ka të bëjë me paratë, por me gëzimin e fëmijëve.