75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / L A

Duel i veçantë për Ashley Youngun, do të përballet në FA Cup kundër djalit të tij

Një ndeshje e veçantë e pret Ashley Young-un në FA Cup.

Skuadra e tij Everton, do të përballet në rundin e tretë ndaj Peterborough Unitedit, skuadër kjo e cila gjendet në Ligën e Tretë angleze.

Vlen të theksojmë se te Peterborough Unitedi, luan djali i Ashley Young, Tylerit.

18-vjeçari, ka qenë pjesë e Akademisë së Arsenalit nga 2014 deri në këtë vit, ku u transferua te skuadra e Peterboroughut./IndeksOnline/