09:50 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dueli ”jetë a vdekje” mes shqiptarëve, Liverpooli i Shaqirit sfidon Napolin e Hysajt

Liverpooli do të shpresojë për një tjetër natë të famshme evropiane, ku lideri i Grupit C është mysafir në ”Anfield” sonte. Do të jetë një ndeshje për ”jetë a vdekje” në Champions League.

Skuadra e Jurgen Klopp synon fitoren që ta sigurojë kualifikimin, teksa me rezultatin minimal, 1-0, ose me epërsi prej dy golash, ”Të Kuqtë” do të kalonin në rrethin tjetër.

FBL-ENG-PR-BOURNEMOUTH-LIVERPOOL

Në ndeshjen e fundit në Champions League, Liverpooli pësoi humbje, 2-1 nga Paris Saint-Germain, duke i rrumbullakësuar tri humbje radhazi si mysafir në fazën e grupeve.

Rekordi i fundit i Napolit në Evropë është më i mirë, pas fitoreve, 3-1 ndaj Crvena Zvezdës, transmeton IndeksOnline.

Gara në Grupin C është ende e hapur, teksa në garë janë Liverpooli, Napoli dhe Paris Saint-Germain për të kaluar në fazën tjetër.

Kur zhvillohet ndeshja? E marte, 11 dhjetor 2018
Në çfarë kohe? 21:00
Ku do të zhvillohet ndeshja? ”Anfield”
Gjyqtari? Damir Skomina

Skenaret e Grupit C në Champions League

Grupi C është paksa më i komplikuar, por më poshtë i gjeni të gjitha potezat e kualifikimit të skuadrave.

Napoli vazhdon tutje me një fitore apo barazim ndaj Liverpoolit, ose nëse PSG humbet

PSG vazhdon tutje me një fitore ndaj Crvena Zvezdës, ose nëse Liverpooli humbet

Liverpooli vazhdon tutje si fitues i grupit me një fitore, 1-0, ose me një fitore prej 2 golash epërsi

OSE

Liverpooli vazhdon tutje me një fitore ndaj Napolit dhe nëse PSG barazon apo humbet ndaj Crvena Zvezdës

Liverpooli përfundon në vendin e tretë dhe futet në Europa League nëse Crvena Zvezda humbet ose barazon, ose dështon të fitojë, 1-0 apo me epërsi më të madhe

Crvena Zvezda përfundon në vendin e tretë dhe futet në EL nëse e mposhtin PSG-n dhe Liverpooli humbet nga Napoli.

Të rejat nga skuadrat:

UEFA Champions League'Paris St Germain v Liverpool FC'

Liverpooli ka pësuar ”goditje të rëndë”, duke e humbur Joe Gomez për gjashtë javë pasi ai pësoi frakturë në këmbën e tij të majtë në fitoren, 3-1 ndaj Burnleyt të mërkurën.

”Të Kuqtë” kanë të gatshëm vetëm dy qendër-mbrojtës – Virgil van Dijk dhe Joel Matip, teksa Dejan Lovren mungoi ndaj Bournemouth shkaku i lëndimit, por ka gjasa të rikthehet për ndeshjen e sotme.

Problemet defanzive të Liverpoolit nuk mbarojnë me keq, pasi edhe i harruari, Nathaniel Clyne mungon për dy javë.

Sadio Mane duket se e ka lënë pas lëndimin në këmbë, pasi u inkuadrua në pjesën e dytë ndaj Bournemouthit të shtunën.

FBL-ITA-SERIEA-NAPOLI-FROSINONE

Nga ana tjetër, Napoli nuk ka shqetësime të reja për lëndimet dhe Carlo Ancelotti do ta ketë në dispozicion skuadrën më të fortë. Faozi Ghoulam u rikthye nga lëndimi në ndeshjen ndaj Frosinones, dhe mund të startojë në krahun e majtë të mbrojtjes të martën.

Por, Napoli mbetet pa Simone Verdin, i cili ka lëndim në muskul si dhe pa ish-anëtarin e Spurs, Vlad Chiriches.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Lovren, van Dijk, Robertson; Keïta, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mané​

Napoli: ​Ospina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Ghoulam; Callejón, Allan, Hamšík, Zielinski; Insigne, Mertens

Përballjet ”kokë më kokë”:

SSC Napoli v Liverpool - UEFA Champions League Group C

Më herët, Liverpooli dhe Napoli janë përballur me njëra-tjetrën pesë herë, ku njëherë prej tyre u takuan në miqësoren e verës së fundit, ku anglezët fituan me rezultat, 5-0.

Në ”Stadio San Paolo”, në tetor, Liverpooli ishte mposhtur me meritë, 1-0 nga Napolitanët pas golit të Lorenzo Insignes në minutën e fundit.

Dy skuadrat janë përballur edhe në Europa League para tetë vitesh – 0-0 në Napoli, dhe në ”Anfield” fitoi Liverpooli me rezultat, 3-1.

Forma e fundit:

AFC Bournemouth v Liverpool FC - Premier League

Pavarsisht dështimit në Evropë, forma e Liverpoolit deri më tani ka qenë e jashtëzakonshme.

Fitorja, 4-0 ndaj Bournemouthit e vendosë Liverpoolin në vendin e parë në tabelë në Premier League.

Edhe Napoli vjen në këtë ndeshje pas fitores, 4-0 ndaj Frosinones, dhe mbetet në vendin e dytë në Serie A – me vetëm dy humbje në këtë sezon.

Kështu janë paraqitur të dyja skuadrat në pesë ndeshjet e fundit:

Parashikimi:

Si Liverpooli, ashtu edhe Napoli, janë të përgatitura për duelin e sotëm, një duel shqiptarësh, ku Elseid Hysaj do ta ketë përballë Xherdan Shaqirin.

Napoli është ndjekësi më i afërt i Juventusit në Serie A, teksa në Evropë nuk ka pësuar ende humbje.

FBL-EUR-C1-NAPOLI-LIVERPOOL

Duke e ditur se çfarë Liverpooli ka nevojë të bëjë për të vazhduar tutje, Ancelotti do të tentojë lojë defanzive dhe ta ”demolojë” Liverpoolin nga kundërsulmet.

Liverpooli e ka avantazhin e tifozërisë së jashtëzakonshme në ”Anfield”, e cila gjithnjë e ka luajtur rolin e lojtarit të 12-të për skuadrën e Jurgen Klopp.

Parashikimi: Liverpool 3-1 Napoli./IndeksOnline/