07:57 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / AR

Duhet t’i dini! Çfarë është në modë për vjeshtë/dimër 2023-2024?

Dizajnerët kanë prezantuar koleksione që duket se duan të kontribuojnë në krijimin e një gardërobe funksionale, por edhe të sofistikuar, me rehatinë sigurisht që thuajse nuk sakrifikohet. Ekipi i Marie Claire ka përgatitur për ju udhëzuesin më të plotë dhe të saktë të tendencave të vjeshtës.

Nga supet e gjera, xhins nga koka te këmbët, pallto lëkure me push nga brenda.

Çdo stinë karakterizohet edhe nga një ngjyrë dhe për dimrin e ardhshëm e kuqja e zjarrtë do të ndriçojë motin e zymtë. 

Ka edhe nga ekstremitete, si për shembull trendi “pa pantallona”. Edhe pse garderoba e dimrit tradicionalisht përfshin veshje më të ngrohta dhe më pak transparente, sfilatat e modës të mbajtura për sezonin aktual e thyen këtë klishe. Trendi i ashtuquajtur “pa pantallona”, i nisur disa muaj më parë nga të famshmet dhe vajzat, vazhdon edhe në koleksionet e dimrit.