16:58 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Duka dhe Boban të pranishëm në varrimin e Vokrrit (Foto)

Të pranishëm në varrimin e Fadil Vokrrit janë edhe Kryetari i Federatës së Futbollit në Shqipëri Armand Duka dhe Legjenda kroate e futbollit, Zvonimir Boban. Boban ishte i pranishëm sot edhe në homazhe ku ndër të tjerash ka deklaruar se Vokrri ka qenë njeri i madh dhe se ka qenë legjendë e futbollit.

“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe me vdekjen e tij. Normalisht që sjellë ngushëllime nga Ceferin. Ka qenë legjendë e futbollit. Më rrallë jam takuar viteve të fundit, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, tha Boban në SS.

Duka gjithashtu ka qenë sot i pranishëm edhe në homazhet e zhvilluar për Vokrrin ku më pas pati edhe një fjalim shumë domethënës, raporton Indeksonline.

Duka ndër të tjerash ka deklaruar se Vokrri padyshim ishte lojtari shqiptar i të gjitha kohëarëve dhe se kishte virytetë të një burri të vërtetë dhe me vlera kombëtare.

Këto ishin disa nga fjalët e Dukës:

Do të doja që sot nga kjo foltore të isha duke e perqafuar Fadilin për marrjen medaljeve për të gjithçka që ka bërë dhe jo ta merrja fjalën për vdekjen e tij. Fadili padyshim që ishte futbollisti më i madh shqiptar i të gjitha koherave. Ai ka luajtur futboll në Kosove në ish jugollsavi, futboll ne nivele të larta.

E kam njohur në lojë, e kam njohur në fushe, e kam njohur si kryetar të FFK-s dhe u bë një mik i imi. Ka kontribuar në konsolidimin e njohjes së FFK ne familjen evropiane dhe botërore. Këto nuk jane fjalë raste por fjalë zemre. Ai nuk ishte diplomat, atë që mendonte ta thonte troç. Një burrë i vërtet, një njeri i vlerave të kombit shqiptar, Fadili e ka merituar përjetesine nuk mund tja japim ne. Me vjen keq që duhet të ndahemi por me krenari do të them që kam qenë mik i Fadil Vokrrit. U prefsh ne paqe miku im Fadil. /IndeksOnline/