Shuhet konflikti? ‘Tifozat Kuq e Zi’ takim me Dukën
Pas ngërçit disa vjetor, mes grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mesa duket gjërat tani janë sheshuar.
Ditën e shtunë (nesër) në orën 11:30 është planifikuar një takim në selinë e FSHF-së mes presidentit dhe përfaqësuesve të TKZ-së.
Në këtë takim do të jenë prezent edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit ku do të diskutohet në lidhje me problematikat e hasura dhe bojkotin e tifozëve kuqezi në ndeshjet brenda.
FSHF-TKZ dhe Policia e Shtetit do të kërkojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, për mbarëvajtjen sa më të mirë të tifozëve në ndeshjet ndërkombëtare.