20:01 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dukagjin Lipa për Lojën e Yjeve: Kënaqësi të jem pjesë e këtyre organizimeve, nuk do ndalemi

Në Prishtinë, sonte do të zhvillohet Loja e Yjeve ndërmjet ekipeve të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.

Pjesëmarrës në këtë lojë janë fytyra të njohura publike nga trojet e ndryshme shqiptare, një ndër këta lojtar është edhe këngëtari i muzikës rock, Dukagjin Lipa.

Lipa tha se është kënaqësi për të që merr pjesë në këtë lojë dhe që kontribon për Prishtinën.

“Është kënaqësi me qenë në kësi organizime, pasi Prishtina është qyteti i të rinjve, i sportit dhe i muzikës”.

“Ky qytet ka shpirt të madh, kështu ky gjest që bëhet për të ndihmuar fëmijët e SOS Fshatrave nuk do koment, është gjëja më e mirë që mund të bëjmë, por ne nuk do të ndalemi do të vazhdojmë me këto aktivitete”.

Lipa në një lidhje direkte për Art Motion ka folur edhe për festivalin Sunny Hill.

Ai tha se këtë verë do sjellin shumë ndryshime.

“Këtë verë Sunny Hill do të sjellë shumë ndryshime në Prishtinë, do të kemi evente të nivelit ndërkombëtar”, tha Lipa.