15:11 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / Gj. Sh

Dukagjini arrin fitoren e parë këtë sezon në Superligë

Dukagjinit ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në ALbiMall Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina ka mposhtur ferizajin me rezultatë të thellë 4-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Ferizajit ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Enis Sefa në minutën e 9-të.

Por vendasit arritën ta përmbysin rezultatin qysh në pjesën e parë.

Altin Merlaku barazoi rezultatin në minutën e 22-të, ndërsa Dior Zabergja kaloi Dukagjinin në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, skuadla nga Klina arriti të shënoj edhe dy gola të tjera.

Mbrojtësi Dukagjin Gashi shënoi golin e tretë në minutën e 51-të.

Golin e fundit në këtë përballje e shënoi ish sulmuesi i Prishtinës, Oto John në minutën e 70-të.

Përkundër kësaj fitore, Dukagjini mbetet në pozitën e fundit në tabel me 5 pikë, ndërsa Ferizjai një pozit më lartë me 7 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/