21:36 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dukagjini nuk ka shënuar gol në Superligë që 16 vjet, 3 muaj e 19 ditë… sot e qëlloi dy herë shtyllën

4 ndeshje dhe asnjë fitore, ky është bilanci i skuadrës së Dukagjinit këtë edicion në Superligë. Skuadra nga Klina është rikthyer në elitën e futbollit kosovar pas 16 vitesh.

Megjithatë përveç që nuk ka arritur fitore, nuk ka pasur fatin të shënoi as gol, shkruan Indeksonline.

Golin e fundit Dukagjini e ka shënuar 16 vjet, 3 muaj e 19 ditë më parë, saktësisht më 1 qershor 2003 kundër Kosovës së Prishtinës.

Skuadra e Djengis Redjepit sot iu afrua jashtzakonisht golit kundër Ferizajit dhe pati shumë raste, madje dy herë e qëlloi shtyllën pingule por nuk realizoi.

Pas 5 javëve, Dukagjini është i fundit në tabelë me vetëm 1 pikë. /Indeksonline/