19:16 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Dukagjini përfiton nga lëshimi i Istogut, kalon në finale të Kupës pa zhvilluar ndeshjen e kthimit

Dje në kushte jo të favorshme për një ndeshje futbolli, klubi i Dukagjinit nga Klina e ka mposhtur Istogun me rezultatin final në 2:1.

Por, Istogu bëri një lëshim të madh në këtë ndeshje, duke inkuadruar futbollistin Erion Ceta i cili kishte plotësuar normën e lejuar të kartonëve të verdhë.

Rreth kësaj situatën, IndeksOnline merr vesh nga burimet se Dukagjini është ankuar në Komisionin e Garave, ku u kuptua se lojtari nuk kishte drejt loje.

Me këtë vendim, Dukagjini ndeshjen e kthimit do ta fitojë me rezultati zyrtar në 3:0.

Pra, sipas rregullores nëse lëshimi bëhet në ndeshje gjysmëfinale, klubi i cili ka bërë shkelje nuk ka të drejtë të luaj në ndeshjen tjetër, kështu Dukagjini do të kualifikohet direkt në finale.

Kjo pritet të vendoset nesër nga Komisioni i Garave.