12:49 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Duke zbrazur armaturë prek telat e rrymës, vdes punëtori në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan ka vdekur pasi kishte prekur telat e rrymës duke zbrazur armaturë.

Ja njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës në Gjilan me 30janar 2018, rreth orës 11:10, nga Qendra  emergjenca ka pranuar një njoftim se një person ishte dërguar ne emergjencë pa shenja jete. Viktima shqiptar shtetas i Kosovës nga Ferizaj, ka humbur jetën aksidentalisht derisa ka qenë duke zbrazur armaturë pranë një ndërtese në ndërtim e sipër, gjatë zbrazjes së materialeve ndërtimore me vinç te kamionit e kompanisë ,Fitorja’’ ka goditur telat e rrymës.

Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga Krim-teknikë rajonale. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML- Prishtinë. Policia e Kosovës hetuesit Rajonal në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit janë duke i kryer hetimet rrethe këtij rasti të rëndë. /Indeksonline/

 

 

 

Temat: