10:15 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

“Dukesh si burrë”, Adrola nuk përton t’i japë një përgjigje fanses

Një nga kostot e të qenët figurë publike është edhe fakti se duhet të përballesh me mendime të shumta e shpesh ofenduese.

E sidomos, vitet e fundit, ku duke qenë se interaktiviteti në rrjetet sociale është i lartë, shpesh jemi dëshmitarë se si njerëz të ndryshëm marrin të drejtën të komentojnë e fyejnë, pa marrë parasysh se çfarë mund të shkaktojë qoftë edhe një emoji. Mirëpo mesazhi i çdo fabule të tillë është që gjithmonë mendimet e të tjerëve, sidomos atyre që nuk të njohin, nuk duhet të merren për bazë.

Disa personazhe zgjedhin t’u kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë, të tjerë i marrin me sportivitet. Te grupi i dytë duket se bën pjesë edhe Adrola.

Modelja e njohur ka ndarë një video në Instagram, ku shfaqet pak ekstravagante me makeup-in e saj.

Mirëpo një fans i ka shkruar se duket si burrë. Ky koment duket se i ka rënë në sy edhe Adrolës, e cila i ka komentuar me disa emoji duke qeshur me lot.

Biseda midis tyre ka vijuar më tej, pasi komentuesi i ka shkruar se është shumë e bukur, por e tepron me makeup-in. Mirëpo, modelja ka shpjeguar se puna e saj kërkon makeup-e e transformime të ndryshme për t’iu përshtatur konceptit që është vendosur.