19:52 / E Diele, 21 Janar 2024 / Gj. Sh

Dukesha e Yorkut tani me diagnozë të re kanceri, pasi e mposhti atë të gjirit

Sarah Ferguson, Dukesha e Yorkut, ka zbuluar se është diagnostikuar me melanoma malinje, një formë e kancerit të lëkurës.

Kjo diagnozë vjen pas betejës së saj me kancerin e gjirit, e cila njoftoi se e kishte “mposhtur” me sukses vetëm disa javë më parë.

Një zëdhënës i Dukeshës konfirmoi, duke thënë për PEOPLE se ”Pas diagnozës së saj me një formë të hershme të kancerit të gjirit këtë verë, Sarah, Dukesha e Yorkut tani është diagnostikuar me melanoma malinje”.