Duket si futbollist para pensionit, por në letrat e Kamerunit shkruan se është talent 17 vjeçar
Një futbollist anonim nga Victoria United i Kamerunit, është bërë një hit global.
Selektori i Kamerunit, Rigobert Song e ka ftuar atë për Kupën e Kombeve të Afrikës, kampionatin kontinental që fillon në janar.
Në regjistrimin e Kamerunit shkruan se futbollisti është i lindur në vitin 2006. Por dukja fizike e tij ngjason më shume me një futbollist para pensionit.
Babai i tij ka publikuar pamjet nga festa e tij kur Song publikon listën me emrin e tij në të për Kupën e Kombeve të Afrikës./Indeksonline/
🇨🇲 The moment Victoria United’s Wilfried Nathan Douala found out he’s been included in Cameroon’s final squad for the AFCON.
— Owuraku Ampofo (@_owurakuampofo) December 28, 2023
Imagine receiving your debut national team call-up at just 17 😃#AFCON2023 pic.twitter.com/XV6gZnRkxL