12:47 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dukolli thotë se prioritet i Qeverisë është luftimi i ekonomisë joformale   

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli ka thënë se me qëllim që të vendoset ligjshmëria në vend dhe të shënohet rritje ekonomikë, Qeveria e Kosovës, ka vendosur prioritet luftimin e ekonomisë joformale duke përfshire edhe luftimin e punësimit joformal.

Sipas zv/ministrit Dukolli, ekonomia joformale preokupon qytetarët e Kosovës e rrjedhimisht edhe Qeverinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht MPMS në kuadër të mandatit të vetë, dhe unë si zv. ministër i MPMS-së, ndër shumë çështje me të cilat promovon dhe realizon ngritje të nivelit të mirëqenies sociale dhe realizimin e drejtësisë sociale, e ka edhe aspektin e vendosjes së standardeve juridike nga marrëdhënia e punës”, ka thënë ndër të tjera Dukolli në konferencën e organizuar në Shkup nga Qendra për Hulumtim dhe Politikbërje, me temën “Ekonomia e fshehur”.

Fjala e plotë e Dukollit në këtë konferencë:

Fillimisht shpreh mirënjohjen time të lartë në emër të Qeverisë Republikës së Kosovës, respektivisht MPMS, për organizatorët (Qendrën për Hulumtim dhe Politikberje , Institutin për demokraci dhe ndërmjetësime dhe Demokracia për Zhvillim, për organizimin e një konference ku debatohet tema për “Ekonominë e fshehur”.

Konferenca si kjo, seminare, punëtori apo të tjera kontribuojnë , përveç tjerash në ngritjen e bashkëpunimit tonë dhe sigurisht ndihmojnë në avancimin dhe adresimin e sfidave të ekonomisë së fshehur me të cilat përballen shoqëritë tona ku më pak e ku më shumë..

Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht MPMS në kuadër të mandatit të vetë, dhe unë si zv. ministër i MPMS-së, ndër shumë çështje me të cilat promovon dhe realizon ngritje të nivelit të mirëqenies sociale dhe realizimin e drejtësisë sociale, e ka edhe aspektin e vendosjes së standardeve juridike nga marrëdhënia e punës.

Njëra ndër çështjet më të rëndësishme mbi të cilat ndërtohet marrëdhënia e punës në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme është kontrata e punës, e që është akti fillestar dhe individual me të cilin formalizohet marrëdhënia e punës në mes të punëdhënësit dhe punëtorit.

Ekonomia jo formale, brenda së cilës mundë të gjendet edhe punësimi jo formal është një çështje që preokupon qytetarët e Republikës së Kosovës e rrjedhimisht edhe Qeverinë.

Me qëllim që të vendoset ligjshmëria në vend, dhe të shënohet rritje ekonomike, Qeveria ka vendosur prioritet në punën e vetë luftimin e ekonomisë jo formale duke përfshirë edhe luftimin e punësimit jo formal.

Aspekti ligjor që rregullon çështjen e marrëdhënies së punës, duke përfshirë të drejtat dhe detyrimet e palëve në marrëdhënie pune, është në fuqi dhe ka zbatueshmëri optimale. Ligji i Punës 03/L-212 përcakton qartë detyrimet e punëdhënësit dhe punëtoret që lidhin një kontratë pune.

Siç e dimë të gjithë ne, punësimi informal nuk është thjeshtë mungesë e një akti juridik siç është kontrata e punës, por është cenim direkt i të drejtave të punëtorit. Mungesa e kontratës së punës ka konsekuenca negative shumë dimensionale dhe që lidhen me interesat individuale, biznesore dhe kolektive etj. Duke ushtruar punë në mënyrë jo ligjore, punëtori mund të mos realizoj shumë të drejta të tjera ligjore, duke përfshirë pagën adekuate, pushimet e ndryshme, respektimin e orarit të punës, të drejtën që lidhet me kontributet dhe që reflektojnë negativisht në pension, dhe mbi të gjitha do të ketë reflektime negative dhe të rrezikshme në aspektin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, me ç‘rast punëtori mund të aksidentohet në vendin e punës apo edhe të bëhet viktimë e sëmundjeve profesionale që lidhen me vendin e punës.

Puna e pa legalizuar në mes të punëdhënësit dhe të punësuarit pa dyshim që reflekton negativisht edhe në profitin e vetë punëdhënësit dhe biznesit të tij ngase produkti i punës së një punëtori të pa motivuar, të cilit potencialisht nuk i respektohen të drejtat dhe i cili ndjen rrezikun e largimit nga puna në çdo moment është shumë më i vogël sesa që do të ishte produkti kur punëtori i gëzon të drejtat e tij.

Për më tepër, e gjithë kjo situatë sjell ngarkesa dhe probleme tjera të cilat mund të qojnë në aksidente në punë. Kur kësaj ja shtojmë edhe faktin që punëdhënësi që mban punëtorë ilegalisht mund të sanksionohet nga Inspektorati i Punës, rezulton që varianti i vetëm dhe i duhuri është respektimi i ligjit dhe formalizimi i marrëdhënies së punës. Kjo mbron edhe interesin publik, ngase rritet numri i të punësuarve, paguhen kontributet përkatëse dhe natyrshëm shënon rënje numri i personave që janë pjesë e skemave të ndryshme që gëzojnë asistenca sociale nga shteti etj.

Në kuadër të MPMS-së është Inspektorati i Punës i cili bënë monitorimin e zbatimit të Ligjit të punës dhe Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, I cili përmes mekanizmit të inspektimeve të vazhdueshme në teren angazhohet në mbrojtjen e të drejtave të palëve në marrëdhënie pune.

MPMS ka gatishmërinë e vazhdueshme në përkrahjen