14:27 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / k.v

Dukolli: Prioritet kryesor i MPMS-së mbetet punësimi dhe aftësimi profesional

Në emër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministri Çerkin Dukolli sot në konferencën “Prezentimi i Modelit të Udhëzimit të Karrierës dhe sistemit të Informimit”, organizuar LUX DEV ( Luksemburg Development Cooperation Agency), potencoi përkushtimin që kanë lidhur me adresimin e të gjitha detyrave që Ministria ka përgjegjësinë lidhur me këshillimin dhe orientimin në karrierë për të gjithë punëkërkuesit.

Në vijim po ju sjellë fjalimin e Dukollit të plotë të mbajtur në këtë konferencë:

I nderuar zv. Ministër Sahiti

Znj.Dostert nga Ambasada e Luksemburgut

z.Paolo Cervino, përfaqësues nga LUV DEV

Të gjithe ju pjesmarrës të kësaj konference

Përfaqësues të medieve

Zonja dhe zotërinj

Fillimisht shpreh mirënjohjen time të lartë në emër të MPMS, për organizatorin e kësaj konference Agjencionin për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Luksemburgut dhe MASHT-in.

Konferenca si kjo dhe të ngjashme, seminare, punëtori apo të tjera kontribuojnë, përveç tjerash në ngritjen e bashkëpunimit tonë dhe sigurisht ndihmojnë në avancimin dhe adresimin e sfidave me të cilat përballet shoqëria jonë siç është papunësia.

Dikutimi për këshillimin dhe orientimin në karrierë për të gjithë të papunët, është temë e cila kërkon vëmendjen dhe angazhimin e institucioneve kompetente të vendit, dhe ne presim që kjo konferencë, por edhe angazhimet tjera që do pasojnë të kenë rolin e tyre dhe të reflektojnë pozitivisht në këtë drejtim.

Papunësia është tema dhe shqetësimi që rëndon shoqërinë tonë, përderisa angazhimi për të adresuar këtë çështje mbetet përkushtimi jonë i vazhdueshëm, ne besojmë në përkushtimin e akterëve përgjegjës, institucioneve shtetërore, ndërmarrësve tonë privat, gjithsesi edhe në mbështetjen e organizatave të ndryshme, me projekte dhe programe konkrete që ndikojnë në zbutjen e papunësisë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka të përcaktuara objektivat e saja, që reflektojne në shumë fusha, përderisa ndër prioritetet kryesore mbetet punësimi dhe aftësimi profesional.

Në kuptim të këtij prioriteti, Ministria po zhvillon reforma në modernizimin e Shërbimeve Publike të Punësimit, (punohet në aspektin ligjor, në dizajnimin dhe hartimin e politikave të punësimit poashtu edhe në zhvillimin e shumë proceseve punuese).

Në kuadër të reformës së Shërbimeve Publike të Punësimit, kemi zhvilluar ofrimin e shërbimeve, one stop shop, përderisa gjatë këtij viti kemi filluar edhe me dhënien e informacionit dhe shërbimit për Orientim në Karrierë.

Vitin që po flasim kemi realizuar trajnimin për këshilltarët nga të gjitha Zyrat e Punësimit për shërbimet e Orientimit në Karrierë. Vlenë të potencojmë manualin operacional si udhëzues për këshilltarët e Punësimit, në të cilin specifikohet në detaje ky lloje shërbimi.

Ky llojë shërbimi i’u ofrohet të gjithë përsonave që janë të regjistruar si të papunë në Zyrat e Punësimit.

Zyrat e punësimit janë vendet dhe aleatët ku të papunësuarit, mundë të shkojnë dhe të marrin informacionet e duhura e të nevojshme për mundësitë, kualifikimet dhe punësimin.

Këshillimi në karrierë për të papunësuarit realizohet përmes këshilltarëve që e kryejnë këtë punë,

përmes intervistave që realizojnë, ofrojnë këshillim intensiv i cili kombinon aftësitë e kërkimit të punës, udhëzon në karrierë, ndërmjetëson në punësim, motivon klientin gjatë gjithë kohës deri në përfshirjen e suksesshme të tij në tregun e punës.

Pra, këshillimi në karrierë ndihmon punëkërkuesin të identifikoj opcionet profesionale (si rrjedhojë e arsimimit dhe trajnimit) që i përshtaten interesimit, aftësive dhe personalitetit të tij, gjithashtu merr parasysh kërkesën e tregut të punës.

Këshillimi në karrierë, ndihmon ç’do të papunë për të vlersuar mundësit e tij, identifikon mundësit më me vlera që posedon dhe gjithsesi i orienton të papunët që të marrin vendime të drejta rreth të ardhmes së tij.

Këshillimi i karrierës u mundëson për punëkërkuesve:

  • për të filluar një profesion të ri për shkak se jo të gjithë kanë ndonjë profesion paraprak (për shembull për klientin që ka mbaruar vetëm shkollimin fillor apo të mesëm).
  • për ndryshimin e profesionit për shkak se karriera aktuale nuk përputhet me aftësitë dhe personalitetin e tij.
  • për ndryshimin e profesionit për shkak se nuk ka vende të lira të punës në atë profesion.

Krejt në fund dëshiroj të theksoj se angazhimet tona do të vazhdojnë, në këtë drejtim, Agjencia e Punësimit gjatë vitit të ardhshëm do të fokusohet në funksionalizimin e sistemit informatave të tregut të punës, përmirsimin dhe freskimin e këtyre informatave dhe analizën mbi kërkesën e tregut të punës.

Duke ju falënderuar për vëmendjen e treguar, edhe një herë si Ministri e Punës shprehim gatishmërin dhe përkushtimin tonë për të bashkëpunuar me gjithë akterët tjerët që kanë mandatin, kompetencën dhe kapacitetet e duhura, që kishin do të ndihmonin në punësimin dhe aftësimin profesional për tregun e punës për qytetarët tanë. Ju faleminderit!