Durim Halilaj: Gjakova zemra e fitores dhe ndryshimit për Kosovën
Kandidati i Aleancës për deputet, Durim Halilaj ka thënë se sonte e nisën fuqishëm fushatën elektorale nga Gjakova.
“Qyteti ynë sonte dha mesazhin e qartë të mobilizimit, besimit dhe mbështetjes për kryeministrin më të mirë, programin më të mirë dhe ekipin më të mirë për Kosovën. Atmosfera madhështore e hapjes së fushatës tregoi se Gjakova është zemra e kësaj fitoreje dhe se nga këtu po nis ndryshimi që i duhet Kosovës.”, ka shkruar mes tjerash ai.
Statusi i tij i plotë:
Nga Gjakova e nisëm fuqishëm rrugën drejt fitores!
Qyteti ynë sonte dha mesazhin e qartë të mobilizimit, besimit dhe mbështetjes për kryeministrin më të mirë, programin më të mirë dhe ekipin më të mirë për Kosovën.
Atmosfera madhështore e hapjes së fushatës tregoi se Gjakova është zemra e kësaj fitoreje dhe se nga këtu po nis ndryshimi që i duhet Kosovës.
Nga 1 te 110 , kjo rrugë fillon e mbaron me besimin për Kosovën dhe me krenarinë për Gjakovën!

