10:41 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Durmishaj: Konsumatorët s’duhet të shqetësohen për vajin e palmës, se kemi ndërmend t’i helmojmë

Përfaqësuesi i Qumështarëve të vendit, Gani Durmishaj ka thënë se nuk ka asnjë shqetësim sa i përket konsumimit të vajit të palmës.

Sipas tij, konsumatorët nuk duhet të shqetësohen dhe se AVUK po bën punen e tij, ka thënë ai pas takimit me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin.

“Vaji i Palmës nuk është kancerogjen, përdoret në vende të ndryshme të botës. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të shqetësohen. AVUK e bën punën e vet dhe industria e bën punën e vet. Konsumatorët nuk kanë nevojë për panik. Nëse nuk mundemi me i ndihmu konsumatorët të paktën me i helmu nuk e kemi ndërmend. Çdo gjë që merret nga prodhimet vendore le ta konsumojmë pa asnjë llojë shqetësimi. Nëse ka ndonjë shqetësim, atëherë janë institucionet dhe e dinë ku duhet të drejtohen”, ka thënë ai. /IndeksOnline/