11:45 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Durmishi: Gjaku i derdhur më 10 shkurt duhet të na dalë parasysh secilit, para çdo veprimi e vendimi!

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka publikuar një fotografi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe një protestues që kishte sfiduar vdekjen në protestën e 10 shkurtit, 2007.

Sipas ish-drejtorit të Komunës së Prishtinës,  gjaku i derdhur më 10 shkurt duhet të dalë parasysh secilit prej nesh para çdo veprimi e vendimi gjatë gjithë jetës sonë, shkruan Indeksonline

Image may contain: one or more people, people standing, tree and outdoor

Postimi i plotë:

Me dy njerëzit e jashtëzakonshëm, me dy njerëzit tepër të çmuar për mua. Beni që është modeli se shëndetësia mund të bëhet në vendin tonë të sëmurë. E bëri në Prishtinë dhe jam i sigurt që do ta bëjë në gjithë Kosovën.

Me Zenelin i cili e sfidoi vdekjen më 10 shkurt 2007. Ende e mban plumbin afër zemrës për 13 vjet me radhë.

Gjaku i derdhur më 10 shkurt duhet të na dalë parasysh secilit prej nesh para çdo veprimi e vendimi gjatë gjithë jetës sonë.