18:34 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Duro: Fitore totalisht e merituar

Trajneri i Ferizajt, Afrim Tovërlani theksoi se ekipi i tij meritoi së paku një barazim në duel me Dritën, por trajneri i skuadrës gjilanase, Shpëtim Duro thotë se futbollistët e tij fituan me shumë meritë.

“Fitore e rëndësishme. Kishim disa situata që mund ta mbaronim ndeshjen qysh në pjesën e parë. Them që ishte një fitore totalisht e merituar”, deklaroi Duro për SuperSport.

“Kemi mbuluar mirë hapësirat në fushë. Në fillim të pjesës së dytë kishim një ngarkesë, por pastaj kishim mundësi për ta mbyllur ndeshjen më herët. Skuadra po më kupton atë çfarë po e kërkoj. Elementet janë pozitive, megjithatë akoma ka punë, por ekipi e ka ritmin”, përfundoi Duro.

Temat: