23:03 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Këta janë tre kandidatët për stolin e Gjilanit? (Foto)

Skuadra e Gjilanit është duke kërkuar trajner të ri.

Gjilani gjatë sezonit që përfundoi shkarkoi trajnerin Arbnor Morina, për shkak të rezultateve tejet të dobëta. Vendin e Morinës e zuri ish-futbollisti, Alban Hyseni, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, Hyseni nuk do të jetë në stolin e bardhëkuqeve për sezonin e ri. Kjo pasi klubi nga Anamorava është në bisedime me tre super-trajner.

Bëhet fjalë për Blendi Shkëmbin, Muharrem Sahitin dhe Klodian Duro.

Ende nuk ka asgjë konkrete, por pritet që gjatë muajve në vazhdim, klubi i Gjilanit ta bëjë të ditur trajnerin e ardhshëm./IndeksOnline/