12:57 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Duro: Gabova që shkova te Drita

Shpëtim Duro ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ku diskutoi në lidhje me ngjarjet më të fundit të futbollit shqiptar.

Duro së fundmi ka qenë trajner te Drita e Gjilanit në Kosovë por vendimin për të drejtuar këtë skuadër e quajti gabim.

“Te Drita kisha objektiv Kupën dhe pas eliminimit duhej të largohesha. Ishte një gabim që shkova te Drita, pasi skuadra nga kampione kishte përfunduar në vend të fundit dhe çfarë mund të bënte një trajneri në atë lloj situate, por ndonjëherë detyrohesh të marrësh disa vendime dhe për shkak të situatës ekonomike. Dua që në skuadrën e radhës të kem një projekt serioz, ku mund të punoj qetë. Ka disa trajnerë në Shqipëri që ndërrojnë 3-4 skuadra në vit, unë nuk e kuptoj këtë”, tha Duro.