15:06 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Duro: Kur futën faktorët tjerë në futboll, është e vështirë

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, është deklaruar pas ndeshjes ndaj Drenicës.

Skuadra e Feronikelit u mposht me rezultat 1 me 3 ndaj rivalit lokal, Drenica, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Duro u deklarua dhe tha se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë edhe pse ishte me një lojtar më pak. Ai po ashtu kritikon ashpër gjyqtarët e ndeshjes, duke pretenduar se goli i dytë ishte pozitë jashtë loje.

“Arritëm që të rikthehemi. Arritëm që ta barazonim rezultatin edhe pse ishim më pak sa u përket numrave në fushë. Kur futen faktorët e tjerë në futboll, është e vështirë të arrish fitoren. Goli i dytë më duket se ishte offside, por unë s’jam për t’i marrë këto vendime. Ne vazhduam të jemi në lojë. Patem paraqitje të mirë, pavarësisht se ishim me një lojtar më pak në fushë. Nuk e di se çfarë kërkojnë me këtë futboll në Kosovë”, është shprehur Duro pas ndeshjes.

/IndeksOnline/