17:13 / E Martë, 27 Prill 2021 / A. A

Duro ndërpritet gjatë intervistës në televizion, akuza të rënda nga bashkëpunëtori i tij te Feronikeli

Një moment kontravers ka ndodhur derisa trajneri i Feronikelit, Klodian Duro po deklarohej pas humbjes nga Arbëria.

Shefi i sigurisë te Feronikeli, Adem Bucolli ka ndërhyrë duke akuzuar rëndë Duron se ka bërë përçarje në klub, shkruan Indeksonline.

“Unë me pas kon si ti, qitash kisha dhanë dorëheqje. Ky duhet të largohet se ka klubi sepse ka bërë shumë përçarje. Qitu po të them, ose ti ose une kemi me mbet te Feronikeli” deklaroi Bucolli.

Ndërsa trajneri Duro nuk është shprehur shumë i shqetësuar pas humbjes nga Arbëria, duke qenë i sigurt se klubi do të mbetet në Superligë.

/Indeksonline/