11:01 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Durrës: Shembet pallati i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit

Në Durrës po vazhdon shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Ky pallat i dëmtuar, që po shembet me mjete të rënda ndodhet në “Lagjen nr.5” të qytetit bregdetar pranë stadiumit ”Niko Dovana”.

Kujtojmë se tërmeti i dy vjetëve më parë ka qenë një ndër më shkatërruesit në Shqipëri, duke lënë shumë të vdekur dhe familje pa shtëpi.