17:41 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Duseldorfi i Berishës me një këmbë në Bundesliga 2

Skuadra e Duseldorf  nuk ka arritur ta mposhtë Hoffenheimin në javën e 30-të të Bundesligës.

Ndeshja ka mbaruar me rezultat të barabartë 2:2, transmeton Indeksonline.

Ekipi ku luan Valon Berisha për 80 minuta ishte me një futbollsitë më shumë, por Dusseldorf nuk e shfrytëzoi këtë.

Hoffenheim u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 9-të dhe gjatë tërë ndeshjes ishte me një futbollsitë më pak.

Golat për Dusseldorfin i shënoi Hennings (5’, 76), kurse për skuadrën mysafire (Dabbur 16’ dhe Zuber 61’).

Valon Berisha luajti 66 minuta në këtë ndeshje. Me këtë barazim, Dusseldorf do ta ketë të vështirë që të mbijetoi këtë sezon në Bundesligë.

Ata gjendën në pozitën e 16-të, me 3 pikë më shumë se Werder Bermen, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/