21:35 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dushi: Supremja nuk dha të drejtën e vërtetësisë së rezultateve në mënyrë transparente

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Florian Dushi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për mos rinumërim të votave në komunën e Prishtinës duke thënë se LDK konsideron se vendimi i Supremes cenon të drejtën kushtetuese të saj dhe të kandidatit të saj.

“LDK konsideron se Vendimi i Gjykatës Supreme cënon të drejtën kushtetuese të saj dhe të kandidatit të saj, sepse nuk ia jep mundësinë që në mënyrë transparente të vërtetohen rezultatet përmes procesit të rinumërimit”, ka shkruar Dushi.

Gjithashtu sipas tij ky vendim i Supremes është i pabazuar, i pakuptimtë dhe i paarsyetuar, transmeton Indeksonline.
“LDK gjithashtu konsideron se, vendimi i Gjykatës Supreme është i pabazuar, i pakuptimtë dhe i paarsyetuar për faktin se, ky vendim në arsyetimin e tij megjithëse pranon parregullsitë e evidentuara gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në Komunën e Prishtinës, nuk lejon rinumërimin e kutive të votimit si mekanizëm i vetëm për të korrigjuar shkeljet dhe gabimet e evidentuara nga zyrtarët tonë në ditën e zgjedhjeve”, ka vazharu shkrimi i Dushit në Facebook./Indeksonline/