13:10 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Dwayne Johnson: Nuk ka asnjë shans që të kthehem në “Fast And Furious”

Dwayne Johnson ka thënë se nuk ka asnjë shans që ai të kthehet në ‘Fast and Furious’, si dhe përpjekjet e Diesel për ta joshur i duken si manipulim.

Në një intervistë për CNN, Johnson kritikoi postimin e Diesel dhe tha se kjo deklaratë ka trazuar ujërat, transmeton Indeksonline.

Qershorin e këtij viti, unë i thash Vin-it që nuk do të kthehem. Isha i vendosur dhe e dija që nuk kishte asnjë shans që të kthehesha. Është për të ardhur keq që kjo bisedë ka turbulluar ujërat”, tha ai.

Prej kohësh është përfolur se Diesel dhe Johnson u grindën gjatë xhirimeve të filmave Fast And Furious.

Muajin e kaluar Diesel i kërkoi publikisht Johnson-it të kthehej për filmin e tij të dhjetë, duke shkruar në Instagram: “Vëllai im i vogël Dwayne… ka ardhur koha. Bota pret finalen e Fast 10”./Indeksonline/