10:49 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dy Dardanët, plot dashni

Në kohën kur diskutohet në Kuvendin e Kosovës shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, dy deputetë janë përkujdesur që të ndajnë momente ledhatimi.

Dardan Sejdiu e Dardan Molliqaj janë parë në një përqafim të rrallë, i përcjellë me buzëqeshje e shtrëngim në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Duket se dy Dardanët e PSD-së po i disponon pa masë fakti që prej sot nuk do të jenë më deputetë të Kuvendit të Kosovës!/Indeksomline/