10:17 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Dy ndeshje të mëdha sot në Superligën e Basketbollit kosovar

Sot do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Ndeshjet e ditës së sotme i takojnë xhiros së 15’të, ku do të takohen mes veti, Rahoveci me Vëllaznimin nga ora 15:00 dhe Bashkimi – Trepça me fillim nga ora 17:00, shkruan IndeksOnline

Rahoveci e e mbylli sezonin vjeshtor në vend të parë e klubi gjakovar po vazhdon me paraqitje të mira.

Ndërsa, në takimin e dytë Trepça vjen me transferin e ri, Drilon Hajrizin që pritet t’i ndihmojë skuadrës së tij.