15:48 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Dy ditë pasi e liruan hajnin e Kaçanikut, prokuroria lëshon vendim për ndalimin e tij

Dy ditë më parë Prokuroria e Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka kryer një operacion të gjatë ndaj disa vjedhjeve të kryera gjatë periudhës dhjetor 2020 dhe janar 2021.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë arritur të identifikonin të dyshuarin, J.B. (m/kosovar /28 vj.) i cili gjatë procesit të  hetimeve e në prezencë të avokatit ka pranuar gjithsej 11 vepra të kryera nga ai në shtëpia dhe lokale të ndryshme.

Ndërsa ai me vendim të prokurorit ishte liruar, e sot kjo prokurori po kërkon ndalimin e tij.

”Sot rreth orës 14 e 20 minuta, me urdhër të prokurorit, ka lëshuar vendim për ndalim, ndaj të dyshuarit  J.B, nga Kaçaniku- i dyshuar për disa vepra penale të Vjedhjes së rëndë.

Vlen të ceket se personi në fjalë, me datë 20 Janar 2021, është liruar nga ndalimi për faktin se është bërë një plan operativ hetimor nga ana e organeve të ndjekjes”, theksohet në arsyetim e prokurorisë.