23:27 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

2 ditët e ardhshme më të freskëta, këto janë parashikimet e motit

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell pritet të mbizotërojë edhe ditëve në vijim, megjithëse vala e të nxehtit, do të fillojë të humbasë intensitetin e ditëve të shkuara.


Ndërkohë nga Atlantiku do të depërtojnë fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët mbi Itali, e gradualisht edhe mbi rajonin tonë, ku gjatë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme sjellin mundësi për zhvillime të vransirave lokale, e orëve të pasdites me reshje lokale shiu dhe bubullima.

23.08.2019 – Nxehtë, kryessiht kthjellët dhe me diell. Pasdite me vransira lokale. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-10m/s. Indeksi UV: 8.


24.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 8.