11:38 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dy ekipe të mëdha në “luftë” për Mullerin

Thomas Muller pritet të largohet nga skuadra e Bayern Munchit.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se Manchester United ka nisur negociatat për një transferim të mundshëm të gjermanit në “Old Trafford”.

Por siç raporton Kicker, tanimë në këtë garë është futur edhe skuadra italiane e Interit.

Siç raportohet, tanimë Interi ka filluar bisedimet e para me drejtuesit bavarez për transferimin e 30 vjeçarit./Indeksonline/