10:11 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Dy femra arrestohet për posedim droge

Dy persona të gjinisë femër janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës në qytetin e Prizrenit.

Kjo pasi atyre gjatë kontrollimit u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 54 gramë substancë narkotike, marihuanë.

Së bashku me to dyshohet edhe një person tjetër, i gjinisë mashkull por ai tashmë është në arrati.

Ndryshe, të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/