14:26 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Dy foto që flasin shumë për rolin që kishte ShBA në çlirimin e Kosovës

Një haker serb thotë se ka hyrë në serverin e mbrojtjes amerikane dhe nga aty ka nxjerr me qindra fotografi sekrete të NATO-s, të papublikuara më parë.

Në mbi 400 fotografi të publikuara, shumica prej tyre shfaqin imazhe satelitore të vendeve ku ka bombarduar NATO-ja gjatë vitit 1999.

Në këto imazhe satelitore shihen shkatërrimet totale që avionët e NATO-s u kanë bërë bazave dhe uzinave ushtarake serbe.

Ajo që bie në sy janë edhe këto dy fotografi shumë domethënëse ku në të parën shihen ushtarë amerikan të cilën kanë arrestuar disa ushtarë të ushtrisë jugosllave me duar të lidhura duke i deportuar për në Serbi.

Ndërsa në foton e dytë shihen një ushtar amerikan duke e kontrolluar një nënë të moshuar shqiptare.

Se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë kyç për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës tregojnë pra edhe këto dy fotografi të cilat nuk donë më shumë koment./Indeksonline/