08:02 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy futbollistët e kombëtares ruse arrestohen, mund të dënohen me 7 vjet burg

Me vonesë në krahasim me afatet që i ishin dhënë Aleksandr Kokorin, në shoqërinë e një avokati dhe Pavel Mamaev u paraqitën në një komisariat të Moskës. Të dy futbollistët u arrestuan menjëherë dhe do të qëndrojnë në qeli për 48 orët e ardhshëm pasi konsiderohen të dyshuar për krime që mund të sjellin edhe 7 vite heqje lirie.

Ndërkohë, Zenit ka hequr nga dyqanet fanellat e Kokorin, ndërsa Krasnodar ka bërë të ditur se po mendon të prishë kontratën me Mamaev, teksa dy futbollistët rrezikojnë përjashtim përjetësisht nga kampionati rus dhe si rrjedhojë nga kombëtarja e vendit të tyre.

Kokorin dhe Mamaev akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një funksionari publik dhe ndaj një shoferi të një kanali televiziv. Dy lojtarët nuk u paraqitën brenda orës 18:00 në komisariat, sipas kërkesës së policë, por shkuan atje vetëm në mbrëmje dhe kjo ia shton akuzat.

Sipas shtypit rus, nëse shpallet fajtorë për agresionin ndaj njerëzve që ishin në krye të detyrës, të dy futbollistët rrezikojnë deri në shtatë vjet heqje lirie, krahas fundit të karrierës.