16:59 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dy futbollistët e Prishtinës ftohen nga Përfaqësuesja e Kosovës

Prishtina luan të dielën më 2 shtator me Drenicën nga ora 19:45 në kuadër të javës së tretë.

Pas kësaj ndeshje, Superliga pushon deri më 14/15 shtator.

Përfaqësuesja e Kosovës luan dy ndeshje zyrtare në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës U21 luan me Republikën e Irlandës për eliminatoret e evropianit.

Image result for visar bekaj

Prishtinës iu janë ftuar dy futbollistë. Portieri Visar Bekaj është ftuar me Përfaqësuesen për dy ndeshjet kundër Azerbajxhanit.

Ndeshjet në fjalë zhvillohen më 7 shtator në Baku) dhe ndeshja ndaj Ishujve Faroe më 10 shtator në Prishtinë.

Ndërsa mesfushori Meriton Korenica është ftuar me U21 të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për evropianin “Italia 2019” kundër Republikës së Irlandës (7 shtator)./IndeksOnline/

Image result for meriton korenica