09:00 / E Martë, 05 Korrik 2022 / C E

Dy futbollistët e Realit përfundojnë në Serie A, njëri në Fiorentinë e tjetri në Lazio

Dy talentët e Real Madridit, Luka Jovic dhe Mario Gila do të vazhdojnë karrierën e tyre në Serie A.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Mbretërit do të nënshkruajnë këtë javë largimin e tyre, shkruan Indeksonline.

Jovic do të transferohet në Fiorentinë në një marrëveshje të përhershme, me 50% pjesëmarrje në rast të ndonjë transferimi tjetër. Serbi do t’i zhvilloj vizitat mjekësore gjatë javës.

Ndërsa Mario Gila do të bashkohet me Lazion në një marrëveshje të përhershme, ku Reali do të përfitoj rreth 6 milionë euro. Lojtari dhe klubi tashmë kanë arritur marrëveshje për kushtet personale. /IndeksOnline/