Dy futbollistët kosovarë në formacionin më të mirë të vitit në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit, sot ka mbajtur ceremonin “Më të Mirët 2022”.
Në këtë gala mbrëmje është shpallur edhe formacioni me 11 futbollistët më të mirë për vitin e kaluar në ”Abissnet Superiore”, shkruan IndeksOnline.
Në formacionin më të mirë dominojnë Tirana kampione e Partizani me nga katër. Më pas Vllaznia, fituese e Kupës, me dy e nënkampionët e Laçit me kapitenin.
Pjesë e 11-shes më të mirë janë edhe dy futbollistët nga Kosova, Visar Bekaj i Tiranës dhe Mentor Mazrekaj i Lacit.
Visar Bekaj u zgjodh portieri më i mirë. Në mbrojtje janë shkodranët Enis Hakaj e Erdenis Gurishta nga krahët, dhe kryeqytetasit Eneo Bitri dhe Filip Najdovski në qendër.
Më pas Massanga Matodo e Arinaldo Rrapaj të Partizanit, bashkë me Mentor Mazrekajn e Laçit. Ndërkohë, Xhuliano Skuka formon treshen ofensive bashkë me dy ish-bardheblutë Redon Xhixha e Taulant Seferi./IndeksOnline/
