10:39 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Dy futbollistet që fituan ‘Kupën e Botës’ do të martohen

Asnjëherë nuk e kanë bërë publike lidhjen e tyre por dy futbollistet amerikane, Ali Krieger dhe Ashlyn Harris kanë treguar që do të martohen.

Dyshja që luan për Orlandon ka një dekadë që janë në lidhje, transmeton Indeksonline.

“Ne gjithmonë jemi ulur pranë njëri-tjetrit në autobus dhe aeroplan dhe pjesa tjetër ka qenë histori” ka thënë Harris për ‘People’.

Qifti mbajti lidhjen e tyre të fshehët që mos t’i pengojë në karrierën e tyre dhe në ekipin e tyre.

Fansat e Orlandos kanë zgjedhur një emër për qiftin duke i quajtur ‘Krashlyn’.

Harris dhe Krieger fituan kupën e botës në vitin 2015-të me kombëtaren amerikane.

Krieger është mbrojtëse, ndërsa Harris është portierë./Indeksonline/