11:23 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dy gazetarë pësuan nga spreji gjatë arrestimit të deputetëve të VV-së

Gazetarja Valdete Berisha si dhe kameramani Safet Hyseni pësuan nga gazi lotsjellës gjatë aksionit të Policisë së Kosovës ku arrestuan tre deputetët e Vetëvendosjes.

“Derisa Policia e Kosovës po kryente aksionin e arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes, të dy gazetarët që ishin duke përcjell këtë ngjarje pësuan hedhja e sasisë së madhe të spreit nga ana e policisë”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës..

“Derisa kameramani, Hyseni është në gjendje të mirë shëndetësore, gazetarja Valdete Berisha ka kërkuar trajtim mjekësor”.

“Gjendja e saj është stabile dhe përpos problemeve që i ka shkaktuar spreji ajo nuk ka ndonjë lëndim trupor”.