14:21 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dy gola, dy rekorde – Harry Kane “mbi” Lionel Messin (Foto/Video)

Harry Kane sapo ka shënuar dy gola kundër Southamptonit.

Me dy gola të shënuar sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, theu dy super rekorde, shkruan IndeksOnline.

Të parin e theu me golin e parë të shënuar. Ai u bë futbollisti i parë që ka shënuar 37 gola në një vit kalendarik në Premierligë.

Goli dytë, Kanen e ngritë mbi yjet e futbollit botëror si Lionel Messi, Crisitano Ronaldo, Robert Lewandowski e shumë të tjerë.

Kane me golin e dytë të shënuar arrin kuotën e 55 golave në 50 ndeshje gjatë vitit 2017, duke lënë mbrapa Leo Messin me 54 gola./IndeksOnline/