Dy gola në fund të ndeshjes vendosin rezultatin (Video)
Arsenali ka barazuar më West Bromin në ndeshjen e xhiros së 21-të të Premierligës, shkruan indeksonline.
Skuadra e Wenger kaloi në epërsi në minutën e 83-të me golin e Alexis Sanchez.
Pesë minuta më vonë jay Rodriguez barazoi rezultatin me një gol nga penalltia.
Me këtë barazim Arsenali është në vendin e pestë me 38 pikë, tri më pak se Liverpooli. / Indeksonline/